Madonna rrëfehet për përdhunimin
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Madonna i është rikthyer kohës kur ka qënë 19 vjeç dhe është përdhunuar. Këngëtarja ka zbuluar të dhëna dramatike në një intervistë me Howard Stern. “Je dhunuar tashmë, nuk ka vlerë. Është shumë turpëruese. Sapo kisha ardhur në Nju Jork, nuk njihja asnjeri, por i besoja kujtdo. I përshëndesja të gjithë në rrugë si budallaqe", tregon Madonna. 56-vjeçarja kujton momentet para sulmit: “Po shkoja në kursin e kërcimit dhe dera ishte e mbyllur me çelës. Më duheshin para për telefonin publik. Një burrë u tregua shumë miqësor dhe më tha që mund të përdorja telefonin e shtëpisë së tij. Atje më përdhunoi".