Majlinda Bregu, klasi që do i mungojë Parlamentit shqiptar (FOTO)
Eleganca dhe shija e hollë nuk është aspak kusht për të qenë pjesë e Parlamentit. Nuk është as ajo që shqiptarët presin nga deputetët, por kur e kanë, aq më mirë.
Veshur me një fustan në ngjyrë blu, me prerje shumë elegante, me një çantë tote bezhë, modelin e ri të flokëve të valëzuar të kthyer në një anë dhe grim të lehtë, Majlinda shkëlqeu duke e mbyllur këtë mandat, me elegancë.
Nuk po flasim vetëm për finesën dhe klasin e pamjes, por edhe të debateve që ka ngritur dhe për të gjitha këto, me siguri, do i mungojë atij Parlamenti.