Majlinda Bregu uron të bijën, e pazakonta në fotot e zgjedhura

Majlinda Bregu, ka uruar sot në Instagram vajzën, fëmijën e saj të parë, për ditëlindje. Kejda ka lindur në shtator, 18 vjet më parë, një vit pas martesës së deputetes me Namik Ajazin.

Majlinda ka zgjedhur të postojë dy foto. Njëra është e kohës kur Kejda ishte fare e vogël dhe  e dyta kur vajza është rritur. Ndryshimi i vajzës është shumë i madh, por këtu nuk të befason asgjë, veç pamjes së Kejdës që është tashmë një vajzë shumë simpatike, sepse të gjithë ndryshojnë po aq nga fëmijëria në adoleshencë.

Ajo që bën përshtypje më shumë është që Majlinda nuk ka ndryshuar fare, përveçse ndoshta është bërë akoma edhe më elegante në zgjedhjet e saj. Ato rripat e marsupialit, dyshojmë që do i kishte zgjedhur sot me një dizenjo aq gazmore.

https://www.instagram.com/p/BK7hiIAgzb8/?taken-by=m.bregu

SHKARKO APP