Make Up artistja Eni Lena pjesë e jurisë në “Miss Universe Albania” dhe “Miss Universe Kosovo”
“Miss Universe Albania” është një eveniment shumë i rëndësishëm që organizohet çdo vit nga ku zgjidhet vajza më e bukur për të përfaqësuar Shqipërinë ndërkombëtarisht në “Miss Universe”.
Eduart Deda është producenti i këtij konkursi kaq prestigjioz në Shqipëri. Eduart Deda është emër i njohur në botën e spektakleve dhe konkurseve të bukurisë. Viti 2014 ka qenë viti i tij me i suksesshëm ku fotografi Fadil Berisha i besoi organizimin e “Miss Universe Albania” dhe më pas në vitin 2015 u bë drejtor. Aktualisht Eduarti vazhdon të jetë drejtor i këtij spektakli të suksesshëm. Duke mos u ndalur në zgjedhjen e më të bukurave shqiptare, Eduart Deda tashmë prej 3 vitesh drejton edhe “Miss Universe Kosovo”.
Për shkak të pandemisë këtë vit “Miss Universe Albania 2020” dhe “Miss Universe Kosovo 2020” do të organizohen në një event të vetëm. Pavarësisht se do të jenë dy konkurse në një spektakël të vetëm do të përzgjidhen dy fituese që do të përfaqësojnë shtetet përkatëse në Miss Universe.
Për të përzgjedhur më të bukurën e Shqipërisë dhe të Kosovës është një punë e vështirë, por suksesi është i padiskutueshëm falë një jurie tepër profesionale. Mes emrave të njohur të botës se artit pjesë e kësaj jurie do të jetë edhe make up artistja Eni Lena. E dalluar për artin e saj të veçantë në fushën e makë up-it, si pjesë e jurisë, ajo do të ketë përgjegjësinë e madhe të përzgjedhë “Miss Best Model” në Miss Universe Kosovo” . Make-up-i është armë e ftohtë por nëse nuk e njohim veten, kjo armë kthehet në ”vetëvrasje”. Më herët make-up artistja ka dhënë një intervistë për Gazetën ”Koha Jonë” ku ka treguar edhe cilësitë që vlerëson tek një vajzë dhe çfarë kërkon tek një miss që tashmë nuk përfaqëson më veten por një komb. ”Të përkushtohen sa më shumë, si në çdo fushë të jetës të mësojnë nga gjithçka, të qëndrojnë me këmbë në tokë, të guxojnë, të përvetësojnë çdo gjë të re sepse bota lëviz me shpejtësi të madhe”.