Mamaja e Rita Orës mëson vajzat të ruajnë traditat e familjes

Vera Sahatçiu, mamaja e Rita Orës di gjithmonë si ta kthejë vëmendjen drejt vetes sa herë që do. Ajo është shfaqur shpeshherë përkrah së bijës në paraqitjet televizive, ndërsa është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me njërën nga të bijat e saj, kur ishin të vogla. Vera po i vesh vajzës një këmishë mëndafshi, e cila sipas asaj që është shkruar poshtë, është e trashëguar nga gjyshja. “Mbajtja e vlerave të traditës familjare duke i ekspozuar tek fëmijët vlerat kulturore dhe tradicionale është çelësi i identitetit të tyre. Kjo këmishë mëndafshi ‘SHORTE’ kaloi tek @elenaora dhe @ritaora nga gjyshja e madhe që ne do ta çmojmë përgjithmon. # traditat #fotofamiljare #momentilumtur #respekt #trashëgimiakulturore”, shkruan Vera Sahatçiu në Instagram.

SHKARKO APP