Mandy Harvey shkëlqen në America’s Got Talent.
29-vjeçarja ka treguar se si kishte humbur gradualisht dëgjimin derisa kishte mbetur tërësisht e shurdhër në moshë 18-vjeçare kur ishte në koleg. Që atëherë i është dashur të rimesojë, si të këndojë me anë të shenjave shkruan Billboard.
Gjatë spektaklit, Mandy ka performuar një këngë origjinale të titulluar “Try” duke shkaktuar duartrokitje te publiku dhe juria. Kur e përfundoi këngën, Cowell i tha:
“Nuk mendoj se do të kesh nevojë për përkthyes për këtë që do ta them” dhe e shtypi butonin që e dërgon në gjysmëfinale. “Kjo ishte një prej gjërave më mahnitëse që kam parë ose kam dëgjuar”, është shprehur Mandy mjaft e lumtur.