Manjola Nallbani ankohet në Komisionin e Kulturës: Studentët tanë paguhen më shumë se ne

Këtë të hënë në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u diskutuan vështirësitë që artistët hasin në zhvillimin e karrierës së tyre artistike dhe akademike. Një nga zërat kryesorë në këtë debat ishte këngëtarja Manjola Nallbani, e cila ngriti shqetësime lidhur me kriteret për mësimdhënien në Universitetin e Arteve dhe trajtimin financiar të pedagogëve të artit.

Nallbani tha se shumë artistë të brezit të saj nuk kanë pasur mundësi të ndjekin studimet e doktoraturës për shkak të mungesës së programeve, edhe pse kanë ndërtuar një karrierë të gjatë profesionale. Sipas saj, mungesa e një doktorature nuk duhet t’u mohojë artistëve me eksperiencë të drejtën për të dhënë mësim në universitet.

”Ne nuk kishim mundësi të ndiqnim doktoraturat, jo se nuk donim. Unë kam shkuar dhe në universitete të tjera dhe kishte stopuar. Ndërkohë vitet iknin, ne kemi vazhduar të bëjmë karrierën tonë që është gjëja më e rëndësishme. Nuk pretendojmë që universiteti të funksionojë vetëm në këtë formë. Kushdo që do të bëjë doktoraturë, sidomos brezi i ri mund të funksionojë me të tjera rregulla, por jo të jetë kriteri që përcakton nëse ne duhet të japim mësim apo jo në Universitetin e Arteve. Unë personalisht përveç 10 viteve soliste në opera, kam 22 vjet mësimdhënie në akademi. Deri më sot besoj se ka munguar dëshira për t’i dhënë një zgjidhje”, tha këngëtarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi se ka mbi 30 vite eksperiencë në art dhe mësimdhënie, përfshirë 10 vite si soliste në opera dhe 22 vite si pedagoge në akademi, ndërsa shtoi se deri më sot ka munguar vullneti për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Një tjetër problem i ngritur nga artistja ishte niveli i ulët i pagave për pedagogët e arteve. Sipas saj, ndodh shpesh që studentët e sapodiplomuar të paguhen më shumë që në ditën e parë të punës në institucione artistike sesa pedagogët që i kanë formuar profesionalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Sa i përket pjesës financiare, do thoja që ne, breza të tërë mbarojnë shkollën, janë studentët tanë, disa të shkëlqyer, disa modestë, disa edhe në nivel të ulët, por kur fillojnë punën në cdo institucion tjetër, që ditën e parë marrin pagesë më shumë se ne, dhe këtë mund ta verifikoni. Fillojnë punë në kor të operës, në orkestra e institucione artistike dhe që ditën e parë paguhen shumë më tepër sesa ne që jemi pedagogët e tyre që u kemi dhënë profesionin”, tha Nallbani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?