Manjola Nallbani për vajzën e saj: “Libri më i çmuar në jetën time”
Këngëtarja Manjola Nallbani, ka ndarë me fansat e saj një ngjarje shumë të rëndësishme për të. Sindi, vajza e saj e vogël në moshën 10-vjeçare ka botuar librin “Lundrimi përmes detit të kaltër”. “Ky do të jetë libri më i çmuar në jetën time, sepse është shkruar nga vajza ime e vogël Sindi Tona, para 2 vjetësh (10 vjeç). Në momentin që e mora në dorë, këtë krijim të mendjes dhe fantazisë së Sindit, u ndjeva e lumtur dhe krenare pa fund, prandaj dhe po e ndaj me ju këtë emocion, shkruan këngëtarja.