Manjola Nallbani prezanton bashkëshortin, një urim për ditëlindje
Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo është shquar gjithmonë për mënyrën e saj të të kënduarit dhe vlerat artistike, ndërsa pak herë në media ka qenë e përfolur për jetën private. Manjola ka vite që është e martuar dhe ka dy vajza. Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Manjola ka prezantuar bashkëshortin e saj, me rastin e ditëlindjes së tij. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”, kanë qenë fjalët e përzgjedhura të saj për të uruar njeriun e jetës. Komentet pozitive dhe urimet për çiftin e lumtur, kanë qenë të shumtë nga ana e ndjekësve të saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BWc3u1gH0lc/