Manushi e akuzoi për lidhje me grua të martuar, Graciano i kthehet: Unë? O re ti merresh me llafe!
Tema në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” ishte lidhur me të rinjtë që janë në një marrëdhënie me persona më të mëdhenj në moshë ose të martuar.
Gjatë debatit në studio, Edi Manushi iu drejtua Gracianos duke i thënë se ka zbuluar që edhe ai ka patur një histori të tillë.
“Edhe t’i ke pasur një histori të tillë, ke rënë në dashuri me një gocë të martuar”, i tha Manushi Gracianos.
“Unë? Ore ti merresh me llafe apo si është puna?”, ia ktheu Graciano i habitur.
‘Kjo është akuzë. Nuk jam fare dakort me këtë pjesë, që të shkosh me burra ose gra të martuara. Sepse një ditë do kemi një grua vetë dhe si do na vinte nëse do ndodhte kjo?”, u shpreh Graciano.
Megjithatë aluza që hodhi Manushi nxiti debat dhe tek gazetarët e tjerë.
“Unë Gracianon e shoh shumë artist dhe ne ulemi e diskutojmë me nëjri tjetrin” tha Flori Gjini.
‘’Çfarë do të thotë kjo se duhet të shkoj me gratë e të tjerëve se jam artistë” ia ktheu Graciano.