Maradona takon djalin jashtëmartesor, darkë e parë pas 30 vitesh

Diego Maradona e ka njohur Diego Maradona Jr., të birin natyral italian, vetëm në vitin 2007. Ata u takuan privatisht pas gati 30 vitesh marrëdhënie pothuajse inekzistente. Sipas gazetës “Diario Popular Argentine”, takimi i ditëve të fundit është prelud për rindërtimin e një marrëdhënieje mes të dyve, edhe pse më parë nuk ka pasur ndonjë shenjë të mirë në këtë drejtim. Para dy ditësh, sipas shtypit argjentinas, Maradona tha se fjalia e dëshiruar nga biri i tij, Diego Jr, ishte “Po, ti je biri im”. Këtë, “Dora e Zotit” do ta shqiptonte gjatë një darke familjare me të dashurën aktuale, Rocio Oliva, në Nordelta të Argjentinës. Pas disa diskutimeve mes avokatëve të të dyve, u bë edhe takimi i babait me të birin. Gazetari argjentinas, Jorge Rial, e “rrodhi” këtë lajm. Të dy, në fakt, kanë pasur darkë së bashku. Shoku i Diego Jr., Noeli Antonelli, tha “Kjo ishte një iniciativë e Diegos. Avokati i Maradonës e ka marrë në telefon, duke i thënë, “Ati yt dëshiron të flasë me ju!” Gjithmonë sipas Antonelli, specifikohet se takimi mes tyre u zhvillua pa praninë e avokatëve. Një darkë normale, ku të dy ishin në gjendje të bisedonin me njëri-tjetrin. Si baba e bir, më në fund, 30 vjet më vonë.

maradona

SHKARKO APP