Marc Anthony puthet me një tjetër këngëtare pas ndarjes nga gruaja
Pikërisht nga një puthje me ish-gruan e tij Jennifer Lopez mendohet se këngëtari Marc Anthony u nda nga bashkëshortja e tij.
Dhe vetëm pak orë pasi lajmi mori dhenë, të njëjtin xhest ai e përsëriti sërish.
Këtë herë me një këngëtare tjetër, e cila mori vëmendje pas puthjes në buzë që i dhuroi Marc Anthony në skenë gjatë performancës së tyre.
Në konstrast nga puthja pasionante me J-Lo, kësaj here Marc Anthony dhuroi një puthje pa u afruar shumë me këngëtaren.
Me këtë veprim, duket se këngëtari e ka vulosur përgjithmonë ndarjen me modelen venezuelane Shannon de Lima.