Mariah Carey dështon keq me photoshopin
Këngëtarja Mariah Carey e ka pritur me shumë emocion “Ditën e Falenderimeve”, teksa me këtë rast ka vendosur të publikojë një video shumë interesante në llogarinë personale në Instagram. Ajo kishte vendosur që të xhirohej teksa mbante në duar një pjatë me ushqim dhe me anë të saj të falenderojë dhe t’u urojë të gjithë ndjekësve të saj për këtë festë. Por, programit të photoshopit mesa duket nuk po i shpëtojnë as yjet e njohur botërorë. Mariah Carey në videon e saj të fundit vërehet qartë se ka përdorur photoshop, ndersa backgraund-i i saj ishte i deformuar totalisht. Dështime të photoshopit vëreheshin edhe tek dollapi ngjitur me këmbën e saj, si dhe pjata e ushqimit e reflektuar në pasqyrë ishte e harkuar. Siç duket, këngëtarja ka dashur të përdorë këtë program për të treguar ‘linjat’ trupore perfekte, por profesionistët e fotografisë thanë se për ta bërë këtë ajo nuk kishte nevojë të përdorte fare një program të tillë.