Mariah Carey i refuzohen kartat e kreditit

Momente të sikletshme për divën Mariah Carey, ku në një butik në Hollivud i janë refuzuar kartat e kreditit. Ajo ishte duke bërë pazar dhe kartat e saj të kreditit u refuzuan. “Kur kjo i ndodhi te ‘Louis Vuitton’ mendoi se mos ishte një gabim, por i ndodhi dhe tri herë të tjera. U vu shumë në siklet dhe u ndje e turpëruar”, tregon një dëshmitar.

Mund të jetë ndonjë problem teknik, megjithëse kohët e fundit shkëlqimi i këngëtares është zvetënuar. Disa data turesh janë fshirë, të tjera janë shtyrë. Ndërsa kohët e fundit ajo është kritikuar shumë edhe në shtyp dhe disa biznese nuk i kanë ecur mirë. Këngëtarja thotë se çdo gjë shkon shumë mirë, por në të vërtetë nuk është kështu!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?