Mariah Carey i siguron për 70 mln $
Ka një zë dhe trup të jashtëzakonshëm, dhe i ka siguruar me shifra jashtë realitetit. Mariah Carey, sipas revistës online “Tmz”, ka siguruar për plot 70 milionë dollarë kordat e saj zanore dhe muskujt e pasmë të kofshëve të saj.
Maria tani ndodhet në një tur dhe në koncertet e saj biletat blihen të tëra. Po sikur t’i ndodhë ndonjë gjë zërit të saj? Po sikur muskujt një lodhje muskulore ose ndonjë gjë tjetër?
Dhe për t’u siguruar për të gjitha këto, këngëtarja e njohur ka vendosur të bëjë një sigurim të kripur./noa