Mariah Carey, në det me fëmijët dhe… peshkaqenët (Video)

Mariah Carey, në shoqëri të fëmijëve dhe të partnerit të saj, Bryan Tanaka, ka qenë me pushime në Bahamas, duke kaluar një ditë të këndshme me peshkaqenët.

Ylli i muzikës pop ka publikuar në Instagramin e saj foto që e shfaqin me një kostum banje me dekoltenë që nuk i mungon kurrë dhe një video, ku noton me të voglinn Monroe mes krijesave ujore. Për të qetësuar fansat, ajo ka shkruar: “Një ditë me peshkaqenët… mos u shqetësoni, janë të sjellshëm”.

47-vjeçarja është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga dy fëmijët e saj, Moroccan dhe Monroe, që i ka nga lidhja me ish-bashkëshortin, Nick Cannon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohët e fundit, Carey po përjeton një lidhje dashurie me Bryan Tanaka, më i ri në moshë se këngëtarja, i cili është akuzuar se është i interesuar më shumë për paratë sesa për partneren e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?