Marilyn Monroe, në ankand foto të patreguara më parë të divës

Miti i Marilyn Monroe vazhdon të rezervojë surpriza edhe pas 50 viteve nga vdekja e saj. Shtëpia e ankandeve Heritage Auctions në Dallas do të nxjerrë në ankand në 11 nëntor një seri fotosh të pa publikuara më parë të divës.

Fotot më të çmuara (do të kenë një vlerë fillestare bazë prej 2 mijë dollarësh) tregojnë Marilyn gjatë vizitës në Kore në 1954, disa me veshje ushtarake në mensën e ushtrisë dhe të tjera në skenë përpara ushtarëve.

Në ankand edhe disa foto të realizuara në shesh xhirimet e ‘Dikujt i pëlqen i nxehti’ dhe ‘Si të martohesh me një milioner’, përveç dhe një seri dokumentesh të autografuara prej saj, si dhe foto të realizuara për kopertinën e ‘Playboy’.

SHKARKO APP