Marina dhe Geti përgatiten për dasmë, zbulohet organizatorja Vip

Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi mesa duket do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë. Lajmi qarkullon prej kohësh si thashethem ndërsa revista “Bordo” ka zbuluar të vërtetën. Mesditën e djeshme çifti është fotografuar duke konsumuar një kafe dhe lajmi qëndron në faktin se ata nuk ishin vetëm por të shoqëruar. Në tavolinë me Getin dhe Marinën ishte edhe Alketa Vejsiu, e cila është pronare e agjensisë së eventeve Class. Burime që ndodheshin aty afër, na konfirmuan që biseda në tavolinë kishte temën e dasmës së çifti të njohur, që mesa duket kanë zgjedhur Class për organizimin e ditës së tyre të madhe. Do të jetë kjo vallë dasma e vitit?! Pritet që Geti dhe Marina të publikojnë datën e shënuar.

SHKARKO APP