Marina Fara ndahet nga i fejuari, çfarë e prishi romancën e tyre?
Vetëm pak javë më parë, vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, e shumëpërfolur nga mediat rozë bëri publike fejesën e saj me biznesmenin nga Shkodra, Edi Ismaili.
Por duket se ende pa kaluar disa javë, çifti simpatik janë ndarë.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku kishin bërë publike fotot në çift dhe unaza, ata kanë hequr të gjtiha fotot dhe madje kanë vendosur “single” në statusin e tyre.
Nuk dihet përse janë ndarë dy të rinjtë, por Edi Ismaili u përfol për lidhjet e tij të mëparshme me personazhe publikë.
Ndërsa në një foto të ditëve të fundit Marina ka publikuar një foto ku ka shkruar “Çfarë bën në jetë? -E komplikoj”.
Mesa duket bukuroshja është penduar për vendimin e fejesës që pak javë më parë ishte ndër më të përfolurat.