Marina Fara: Përse më tërheqin futbollistët e kombëtares…

Me format e një kukulle, ajo është shndërruar në modelin që po ndiqet nga vajzat në rrjetet sociale, pasi gjithmonë ka një foto ku prezanton look-n dhe stilin e jetës që bën. Marina Fara është vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, e cila ndryshe nga nëna e saj, që njihet në skenë, ajo komentohet për protagonizmin e saj në rrjetet sociale.

Edhe pse në jetë është larg botës së spektaklit, pasi ushtron profesionin e juristes, ka arritur të bëjë për vete shumë fansa.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ajo flet për pikën e fortë për të qenë tërheqëse dhe me famë pa nevojën e ekranit, dhe sa përputhen tek ajo jeta virtuale me atë reale.

“Nuk do ta përkufizoja si një pikë të fortë, thjesht mundohem të ndaj me ndjekësit e mi, si çdo vajzë tjetër në rrjetet sociale, fotot e mia dhe pse jo ndonjëherë dhe gjendjen emocionale në të cilën ndodhem”,- thotë ajo.

Para pak kohësh bënë bujë fotot e saj pranë futbollistëve të Kombëtares.

Për këtë ajo thotë: “Vazhdoj të jem shtetase shqiptare dhe, si për çdonjërin prej nesh, Kombëtarja e futbollit është krenari. Si çdo bashkëkombës tjetër, ashtu edhe unë e kam për kënaqësi të kem një foto me ta. Mendoj që ajo foto nuk përbën lajm për ta komentuar më tej”.

SHKARKO APP