Marina ka mbetur pa emision dhe arsyeja është Getoari
Marina Vjollca pa dyshim është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptarë.
Mirëpo mbas emisionit të fundit ‘C’est la Vie’ ku personazhet e famshëm shqiptar sfidonin veten duke kënduar live, moderatorja nuk është parë më në ekran.

U përfol se ajo do të vijë më një emision të saj në tv Klan me talente të fushave të ndryshme,por sipas burimeve të ‘iconstyle.al’ është në pikëpyetje nga drejtuesit e këtij televizori.
Bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit.
Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakort me kushtet e vendosura nga reperi për të qënë pjesë e jurisë.
Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe Marina ka mbetur pa emision.
KOHA JONË SONDAZH

