Marina Vjollca tregon telefonatën e Manushit: Çfarë më tha kur u largova
Pas 10 vitesh Marina dhe “Proçesi Sportiv” kanë përfunduar bashkëpunimin.
Por jo miqësia e Marinës me Edi Manushin. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja tha se me Manushin kishin jo vetëm raport kolegësh, por ishin edhe shumë shokë.
E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se si e priti Manushi largimin e saj, Marina tha: “Mos më prek në pikën time të dobët”.
Më pas moderatorja tregoi se ka qenë Manushi një nga arsyet pse ajo kishte qëndruar për 10 vite në “Proçesin Sportiv”.
“Me Manushin nuk kemi vetëm raport kolegësh. 10 vite kalova me Manushin në Proçesin Sportiv dhe kemi qenë më shumë shokë sesa kolegë. Një nga arsyet pse unë qëndrova 10 vite ka qenë Manushi sepse më ka mbështetur shumë, gjithashtu edhe stafi i Proçesit Sportiv”, tha moderatorja.