Marjeta Ljarjas i dridhet zëri kur tregon për njohjen me Rikardin

Si u njohën Marjeta dhe Rikard Ljarja? E si mund të njihen ndryshe dy aktorë? Ishte filmi “Në pyjet me borë ka jetë”, që afroi ata të dy për t`i bashkuar përgjithmonë.

Marjeta, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” tregoi se si kishte ndodhur lidhja. Ajo tha se e njihte si aktor Rikardin, por vetëm kaq. Gjatë xhirimeve të atij filmi ku të dy ishin protagonistë, Rikardi njëkohësisht edhe regjisor, u dashuruan.

2 vite më vonë u martuan dhe sot kanë 40 vjet bashkë. Marjeta tregoi se janë bërë edhe gjyshër prej disa vitesh të një nipi dhe një mbese.

Në momentet kur po fliste për të shoqin, ditën e dasmës dhe kujtimet, zëri i dridhej. Pas pak çastesh e kaloi bisedën në një tjetër temë. Në aktivitetet me të cilat po merret.

Urimi për mikeshat e vogla

Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, aktorja e mirënjohur e ekranit Marjeta Ljarja në emisionin e pasdites dje në “Top Channel” ka uruar bashkë me mikeshat e saj të vogla dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë vendit. “Qoftë ky një vit i mbarë dhe sjellttë sa më shumë begati paqe dashuri mirënjohje për njëri-tjetrin”- u shpreh aktorja.

Ljarja tha se baza e një shoqërie të shëndoshë është familja.

“Dhuroni sa më shumë dashuri”- apeloi aktorja Marjeta Ljarja.

SHKARKO APP