Mark Zuckerberg i bashkohet një famije në Ohio në një darkë surprizë

Mark Zuckerberg ndaloi në Ohio, Newton Falls për t’iu është bashkuar një familje në një darkë surprizë të premten në darkë.

Daniel dhe Lisa Moore e pritën atë në shtëpinë e tyre dhe Zuckerberg me anë të një postimi i ka falenderuar darkën e shijshme dhe i vlerësoi për mikëpritjen.

Daniel Moore tha se vetëm 15 minuta përpara se të ulej në tryezë për të ngrënë darkën, ai dhe gruaja e tij Lisa nuk e kishin idenë se kush do ti bashkohej. Atij iu tha vetëm se mysafiri i tij misterioz do të ishte një filantrop shumë i pasur nga Kalifornia  dhe 90% e amerikanëve përdorin produktin e tij,”-sipas WKBN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Themeluesi i Facebook është aktualisht në një turne të SHBA për të vizituar të 50 shtetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo vit marr një sfidë personale për të mësuar gjëra të reja të cilat nuk kanë lidhje me punën time,”- ka postuar ai në Facebook. “Sfida ime personale për 2017 është që të vizitoj dhe takoj njerëz në çdo shtet në SHBA deri në fund të vitit. Do të më duhet të udhëtoj në rreth 30 shtete këtë vit për të përfunduar këtë sfidë.”

Sipas Moore, Mark i  kishte thënë stafit të tij të Facebook që dëshironte të takonte një demokrat tradicional që ka votuar  për Donal Trump. Moore ka votuar dy herë për Barac Obama por bëri një fushatë të madhe për  presidentin Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?