Marka e njohur kritikohet rëndë për një fotografi
Marka e njohur italiane, Benetton ka publikuar një fotografi të tre djemve ku tregon koleksionin e ri SS17, por të gjithë kanë kritikuar përshkrimin.
“Na vjen keq, vajzat nuk lejohen!,” – shkruhej në postimin në Instagram.
Pas kësaj, pati komente shumë negative ku i kërkojnë markës që të kërkojë falje pasi kanë bërë diferencim gjinor.
Marka sqaroi se nuk kishte këtë qëllim dhe kërkoi ndjesë për përdorimin e fjalës së gabuar dhe për kritikat e audiencës.
Benetton tha gjithashtu se ata kanë promovuar gjithmonë barazinë gjinore duke treguar një fushatë të kohës së fundit që synon fuqizimin e grave.