Markle e Harry në një ceremoni zyrtare për herë të parë së bashku

Aktorja Amerikane, Meghan Markle, e përcolli ngjarjen e parë zyrtare si e dashura e princit të Britanisë, Harry, në ceremoninë e hapjes së ngjarjes me karakter garues “Invictus Games 2017” në Toronto të Kanadasë, ani pse ka qëndruar e ulur goxha larg prej tij.

33 vjeçari Harry, i cili është i pesti në radhë për ta trashëguar fronin dhe njihet për angazhimet e tij në fushën e bamirësisë, është parë në këtë ngjarje i ulur afër zonjës së parë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, dhe disa fytyrave tjera politike si: presidenti i Ukrainës dhe bashkëshortja e tij, Kryeministri i Kanadasë dhe bashkëshortja e tij, etj.

Lidhja e dashurisë mes princit Harry dhe aktores amerikane, u bë e ditur për publikun në nëntor të vitit të kaluar, kur Harry edhe e lëshoi një komunikate të jashtëzakonshme për media, me ç’rast i kërkoi gazetarëve dhe fotografëve ta lënë të qetë të dashurën e tij dhe ta ruajnë privatësinë e saj.

Atëkohë në media flitej se kjo është një lidhje kaluese për princin i cili njihet për disa skandale me femra gjatë jetës së tij, por si duket gjërat po marrin drejtim tjetër. Çifti po duket më i lumtur se kurrë dhe sikur e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel më serioz, duke i përfshirë edhe familjet e tyre.

SHKARKO APP