Marsela Çibukaj, fituese e “Këngës Magjike”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit
Pas tre netëve me emocion, mbrëmë në finalen e madhe të “Kënga Magjike” edicioni 23, fituese e madhe u shpall Marsela Çibukaj, me këngën “I paftuar”, një krijim nga Alban Ramosaj dhe Marko Polo.
Artistja me një zë të veçantë dhe me një këngë të fortë, fitoi nga votat e vetë kolegëve, të jurisë dhe të publikut. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri. Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5.
Emocionet e përlotën në skenë Marselën teksa mori çmimin, e cila nuk mbajti as lotët dhe një falënderim e pati për të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve. Jemi mbushur me emocione gjatë këtyre netëve, kjo është një skenë magjike. U munduam së bashku me trupën e baletit e ardhur nga Italia, së bashku me Alban Ramosajn i cili është autori i këngës, orkestrimi i Darko Dimitrov & Marko Polo, që të sillnin pak magji në këtë skenë magjike. Faleminderit të gjithëve ju që na dhuroni po aq magji dhe dashuri”, tha Marsela Çibukaj.
1. Marsela Çibukaj
2. Michela Paluca
3. Anxhela Peristeri
4. Mamagama
5. Sardi Strugaj
6. Xhesika Polo
7. Martin Pano
8. Inis Neziri
9. Le Deva
10. Marco Carta
11. Vesa Smolica
12. Irma Libohova
13. Mariza Ikonomi
14. Sheila Haxhiraj
15. Ardit Çuni
16. Lorenc Hasrama
17. Alvan
18. Angeles Arboleda
19. Jayoo
20. Jason Walker
21. Andrea
22. We are Domi
23. Omar Naber