Marshallah çfarë çuni: 3-muajsh, djali i Adelinës fiks si i ati (FOTO)
Tre muaj pas ardhjes në jetë, djali i Adelina Ismailit dhe Vali Krasniqit ka filluar të krijojë identitetin e tij. Një bebush, por që mund të kthehet në një burrë të vërtetë krah të atit! Vali ka publikuar një foto me të birin në Facebook dhe është e habitshme ngjashmëria e të dyve. Mbajnë të njëjtin qëndrim, me sytë e ngulur diku përpara, shumë seriozë sigurisht dhe i vetmi detaj nga i cili mund të kuptojmë se Uliksi është ende një fëmijë, është fakti që po rri i ulur në prehrin e të atit.