Martesa me Besin vitin tjetër, Xhensila: Dua një dasmë intime

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të kurorëzojnë shumë shpejt lidhjen e tyre 7 vjeçare.Çifti i dashur për publikun shqiptar planifikon të martohet vitin tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe njëherë dje këngëtarja bukuroshe në emisionin e Rudinës, teksa ka shtuar së dëshiron të ketë një dasmë intime, megjithëse mund të jetë e pamundur.

“Do jetë një dasmë.Sigurisht që kemi shumë miq që na duan dhe duhet ndarë ky gëzim dhe me ta. Uroj që dasma të jetë intime megjithëse është e pamundur sepse njerëzit janë të prirur për të bërë foto e për t’i shpërndarë, dhe është shumë e vështirë”

Xhensila, e cila është lidhur me humoristin shqiptar që 16 vjeç, e konsideron veten me fat.

“Unë kam patur fatin që kisha një njeri shumë të mirë. Besi ka qënë lidhja e parë që unë kam patur në jetën time dhe isha me fat që kam pasur një njeri me zemër të madhe e që më ka dashur me shumë pastërti.”

/Oranews.tv/

SHKARKO APP