Martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, ja kush i celebron
Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë zyrtarisht burrë dhe grua. Përmes një postimi në Instagram, aktorja u shpreh se vendosën të zyrtarizonin lidhjen e tyre. “Marku dhe unë, me besimin se dashuria është bekim, vendosëm dhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit të mbarë plot lumturi nga familja jonë. (Shihemi në dasmë)”,-shkruan ajo.
Nisur nga fotot me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ata janë mjaftuar me një ceremoni të thjeshtë civile. Mirëpo siç kuptohet nga postimi i mësipërm, dasma e madhe do të ndodhë në një moment të dytë.
Në fund të janarit të një viti më parë, Rudina foli për planet për martesë. “Për momentin po shijojmë dashurinë. Edhe biznesi na merr kohën e tij, por unë jam e dashuruar me Markun, sigurisht që do martohemi!” tha ajo te “Rudina”.
View this post on Instagram