Martohet fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai (FOTO)

Aktivistja më e njohur në botë, Malala Yousafzai është martuar në një ceremoni të vogël në Birmingham.

Aktivistja për arsimimin e vajzave dhe fituesja më e re në botë e çmimit ”Nobel për Paqe”, tregoi në rrjetet sociale se ishte martuar me partnerin e saj, Asser Malik.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë të përjetshëm. Ne organizuam një ceremoni të vogël nikkah [kontratë martese islame] në shtëpi në Birmingham me familjet tona”.

SHKARKO APP