Martohet Kelly Brook, e cilësuar dikur si femra më e bukur në botë
Modelja dhe moderatorja britanike, Kelly Brook, është martuar me të fejuarin e saj, Jeremy Parisi, pas lidhjes shtatëvjeçare.
Bukuroshja, e cila u njoftua me francezin pesë vjet më të ri në vitin 2015, u angazhua maksimalisht që ditën e saj të madhe ta bënte të paharruar në Itali, në vilën nga shekulli XIX, Nota Pisani.
42-vjeçarja kishte veshur një fustan tradicional dantelle për dasmën e saj, të kompletuar me një vello të bardhë. Pastaj, modelja kishte disa veshje të tjera. Ajo u shfaq fillimisht me një palë pantallona të bardha dhe në fund veshi një fustan të shkurtër në stilin e xhaketës për të nisur festën në pritje.
Meqenëse kishte pritur aq gjatë për t’u martuar, u raportua se Kelly shpenzoi 500.000 funte (600.000 euro) për martesën e saj të ëndrrave.
Çiftit iu këndua serenada “That’s Amore” teksa kërcenin së bashku në një pritje mahnitëse nën dritën e qirinjve të rrethuar nga trëndafila të kuq.
Para se ta takonte Jeremyn, Brook kishte vite që ishte e pafat në dashuri. Ajo kishte qenë në lidhje me aktorët Jason Statham dhe Billy Zane, si dhe me David McIntosh.
Kujtojmë se në vitin 2016, ekspertët e Universitetit të Teksasit njoftuan se kjo modele britanike ka një trup perfekt dhe revista FHM e shpalli atë gruan më seksi në botë.