Martohet Kledi Kadiu, zbulohet data, vendi dhe të ftuarit specialë të ceremonisë

Ftesat kanë mbërritur!

Pas disa vitesh lidhje e bashkëjetesë me bukuroshen franceze, balerini i famshëm shqiptar ka vendosur të martohet me nënën e vajzës së tij, Charlotte Lazzari.

Ky lajm bëhet i ditur nga portali VOX ALBANIAE.COM, burime e brendshme të të cilit zbulojnë se ceremonia e martesës së çiftit të famshëm do të mbahet më datë 28 qershor në periferi të Romës.

Saktësisht buzë liqenit të Braçiano-s.

Në ceremoninë e martesës, e cila me siguri do të jetë madhështore do të marrin pjesë emrat më mëdhenj të botës së artit, medias, sportit, politikës e më gjerë.

Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa, etj. janë vetëm disa nga emrat që VOX ALBANIAE.COM mëson mbi pjesëmarrjen e tyre. Të tjerë do të zbulohen në ditët në vazhdim kur edhe gazetarët do të “vërsulen” për të mësuar më shumë.

Sa i takon vendit të përzgjedhur për ceremoninë e martesës, duket se vendimi nuk ka qenë krejt i rastësishëm nga ana e çiftit. Kjo për faktin se Roma nga të gjithë turistët anembanë botës, por edhe nga vetë romanët mbahet si Qyteti i Përjetshëm. Pra, mesazhi që mbart ky togfjalësh i thotë të gjitha, kështu që edhe VOX ALBANIAE.COM i uron çiftit të mirënjohur shqiptaro-francez DASHURI TË PËRJETSHME.

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeç, që quhet Lea.

/Burimi: VOX ALBANIAE.COM/

Image result for kledi kadiu e charlotte lazzari

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people smiling

Image result for kledi kadiu e charlotte lazzari

Image result for kledi kadiu e charlotte lazzari

Image result for kledi kadiu e charlotte lazzari

Related image

SHKARKO APP