Martohet ministri i Ekonomisë, Trump dhe Melania në dasmë

Ministri i Ekonomisë në Amerikë ka finalizuar dashurinë e tij në martesë. Steven Mnuchin është kurorëzuar me aktoren skoceze Louise Linton. Por ajo që në fakt ka bërë përshtypje më shumë sesa vetë personazhet e dasmës është Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania. Gjithashtu disa anëtarë të kabinetit morën pjesë në ceremoninë e martesës së Ministrit të Ekonomisë. Zëvendëspresidenti Mike Pence ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni, e cila u zhvillua në auditorin në Uashington, në një vend historik të vendosur pranë Qendrës Kombëtare. Zonja e dytë Karen Pence ishte gjithashtu e pranishme. Melania Trump dukej e mrekullueshme më një fustan në rozë të ëmbël, ndërkohë që Presidenti Trump është parë duke festuar pothuajse gjatë gjithë kohës. Përveç bashkëshortëve Trump dhe Pence, mysafirët e tjerë përfshinin Sekretarin e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhe bashkëshorten e tij Rebecca Miller si dhe disa ministrave të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?