Martohet trashëgimtarja e Swarovskit, fustani i saj i nusërisë kushtoi 700 mijë paund

Trashëgimtarja e perandorisë së gurëve të çmuar Swarovski i ka dhënë fund beqarisë

Victoria Swarovski, 23-vjeçare, pati një dasmë luksoze dhe veshi një fustan prej 700 mijë paund, të stolisur me 500,000 kristale të familjes së saj, sigurisht!

Bukuroshja e cila është gjithashtu një këngëtare e famshme në Austri, u martua me të dashurin e saj investues në prona, Werner Mürz, i cili është 40 vjeç. Dasma e tyre përrallore u zhvillua në Trieste të Italisë.

Trashëgimtarja e kristaltë habiti me një fustan prej 46 kg, i projektuar nga Michael Cinco.

Ajo u shfaq me një vello prej tetë metrash e cila sigurisht ishte e dekoruar më gurë dhe lule.

SHKARKO APP