Mashkulli më seksi për vitin 2018 (FOTO)
Edhe këtë vit, Revista People zgjodhi burrin më seksi në botë. Për 2018 është Idris Elba. Aktori britanik njihet për rolet e tij në ”The Wire”, ”Luther”dhe ”’Mandela”: Long Walk to Freedom”. Elba, 46-vjeç është nga Londra.
Kjo është hera e tretë që titulli i jepet një burri me ngjyrë, pas “The Rock” në 2016-n dhe Denzel Washington dhjetë vite më parë. Kur mori vesh lajmin, Elba tha “Jo, s’ka mundësi. Vërtet?” dhe pa veten në pasqyrë. “I thashë vetes ‘në fakt, je pak seksi sot’. Por të them të drejtën, u ndjeva shumë mirë. Ishte një surprizë e këndshme. Më përkëdheli egon,” tha Elba.
Aktorit iu desh kohë dhe punë drejt titullit si burri më seksi në botë. “Isha shumë i gjatë dhe i dobët. Për më tepër, quhesha Idrissa Akuna Elba. Më tallnin goxha. Në momentin që më dolën mustaqet, u bëra çuni më i njohur i lagjes. Mbaja mustaqe, vura ca muskuj, një çmenduri”,-tha ai. Elba ka dy fëmijë, një vajzë 16-vjeçare të quajtur Isan dhe një djalë katër vjeç, Winston. Ai i propozoi të dashurës, Sabrina Dhoëre, këtë shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

