MatoLale i kundërpërgjigjet Noizy-t, hedh akuza të forta ndaj tij

Një ditë më parë, MatoLale publikoi projektin më të ri që ishte një diss i haour ndaj Noizy-t. Në këngë ai shprehej se pranonte mbështetjen që i ka dhënë Noizy në fillimet e karrierës por shtonte se nuk e priste një diss nga ana e tij.

Ndër të tjera, e cilësonte reperin si egoist ndërsa nuk i lë pa i përmendur dhe mikun e tij më të mirë, Varrosin. “Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet ndër të tjera MatoLale.

Ndërkohë, nuk vonoi dhe përgjigjja e Noizyt kundrejt tij ku i përmendte faktin se mori famë prej tij dhe se do t’i harrohej emri ashtu si të tjerët që kanë dalë kundra tij. Ndërkohë MatoLale i është përgjigjur me komentet e fansave të Noizy-t, që kanë dalë në mbështetje të tij. Më tej, ai ka hedhur akuza ndaj tij duke thënë se nuk i ka ardhur në ndihmë Varrosit në momentin më të vështirë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti gangster ke lënë Varrosin me dy plumba në bark dhe ke shku t’u dhënë koncerte e t’u festu ditëlindjen. Rëndësi kanë lekët varja shokut. Dhe atë të shokut tim unë e kam dhuratë nga ty e kam pagujt shumëfish atë famë që më ke ‘dhënë’ ti. Dhe ‘hasëm’ me gjithë estradën prej teje. Suksese në jetë”, shkruan reperi.

Swiss Digital Mobile Reklama

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?