Matt Demon flet për historitë e përdhunimit të producentit

Aktori i njohur, Matt Demon ka mohuar fjalët që fliten për të dhe Harvey Weinsten, i cili është akuzuar për përdhunim. U përfol se ai ka fshehur një histori të sjelljes së producentit kur çështja e tij u investigua nga një gazetar para 13 vitesh. Aktorja Sharon Waxman ka thënë se ka dëgjuar fjalë kur një punonjës i Weinstein në Itali kërkonte femra për të, me ndihmën e Damon dhe Russell Crowe. “Unë kurrë nuk do të tentoja që të fshihja një histori si kjo. Unë thjesht nuk do e bëja këtë, për askënd”, tha ai në deklaratën e fundit. Waxman, e cili më pas punoi për New York Times, në fund të fundit nuk ishte në gjendje të publikonte asnjë pretendim lidhur me sjelljen seksuale të Weinstein. Ky i fundit u përjashtua edhe nga BAFTA, eventi i përvitshëm për filmat më të mirë, në të cilin ishte ndër organizatorët kryesorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?