Max Ehrich nuk i “shqitet” Demi Lovato-s as në komentet publike në Instagram!

Vetëm dy muaj pasi shpallën fejesën, këngëtarja Demi Lovato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich.

Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale ndjesitë e tij të hidhura dhe për më tepër u fotografua duke qarë në vendin ku i kishte propozuar Demi-t.

Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Demi e ka thyer akullin dhe ka përmendur fejesën teksa listonte ngjarjet që i ndodhën në vitin 2020, teksa ishte në People’s Choice Award.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë.”- u shpreh ajo.

Mirëpo, ish-i i saj Max Ehrich s’ka ndërmend ta lërë të qetë dhe po kërkon me ngulm vëmendjen e këngëtares.

Në komentet publike në Instagram, ai i ka kërkuar Demi-t të mos shfrytëzojë fejesën apo ndarjen për vëmendje, megjithëse që prej ndarjes Demi s’i ka kushtuar më aspak rëndësi kësaj teme.

“Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit.”

“Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është diçka e mirë.”- ka shkruar Max, i dëshpëruar, në komentetet e këngëtares.

Megjithatë, ai s’ka marrë një përgjigje nga Demi as kësaj here.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?