Mbledh fonde për Libanin, Mia Khalifa nxjerr në shitje syzet që…
Ish-pornostarja Mia Khalifa, ka nxjerrë në ankand syzet që përdorte në filmat me pullë të kuqe, për të mbledhur sa më shumë të ardhura për t’ia dhuruar Libanit, pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut që la pas shumë viktima e dëme materiale.
Mia Khalifa, aktiviste libano-amerikane dhe një nga aktoret më të kërkuara të të gjitha kohërave, do t’i dërgojë paratë për Kryqin e Kuq në Liban.
27-vjeçarja postoi fotot në eBay, ku komentet ishin të shumta nga fansat për syzet që ajo përdori gjatë karrierës së saj të shkurtër por me shumë bujë në vitin 2014.