Mbrëmjet më të bukura kalohen në shtëpinë e Lindit dhe Venerës
Si mund të kalohet e premtja mbrëma në shtëpinë e dy këngëtarëve? Sigurish që duke kënduar. Për çiftin e këngëtarëve, Venerën dhe Lindin e premtja i është dedikuar dashurisë dhe muzikës.
Nga ambientet e shtëpisë, me një kitarë në duar, çifti i dashur për publikun kanë publikuar në Instagram një video mjaft të ëmbël. Teksa vështrojnë njëri-tjetrin, ata i këndojnë dashurisë duke na emocionuar pafund.
Teksa vështrojnë njëri-tjetrin, ata i këndojnë dashurisë duke na emocionuar pafund. Kujtojmë që pak kohë më parë çifti i njohur janë fejuar. Lindi i propozoi me një unazë në ditëlindjen e saj të 27-të.
Shumë shpejt, dy këngëtarët do të shtrojnë një darkë fejese për të afërmit dhe miqtë e ngushtë, por martesë akoma nuk kanë menduar sic ka thënë dhe vetë këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/Bq0idF9AuSc/
KOHA JONË SONDAZH

