Mbretëresha e errësirës/ Njihuni me modelen sudaneze me ngjyrë (Foto)

 Një modele afrikane nga Sudani është bërë shumë e famshme në Instagram, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj.
24-vjeçarja Nyakim Gatwech, quhet ndryshe dhe “Mbretëresha e Errësirës” për shkak të lëkurës së saj tepër të zezë.

Modelja jeton në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e përdor Instagramin jo vetëm për të treguar trupin, por edhe për të qenë avokate e diversitetit dhe të flasë për ata që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri shkruan Daily Mail.

“E dashura lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli, e djegur apo çfarëdo që mund të të quajnë: ti je shumë e bukur dhe kam dashuri të pakufi për ty sepse ti je e imja”, shkruan në Instagram modelja.

SHKARKO APP