“Mbretëresha e kërcimit”, Theresa May bën hyrjen e pazakontë (Video)
Kryeministrja britanike Theresa May kohët e fundit na ka shpërfaqur edhe një talent të dytë, atë të kërcimit, përpos asaj të politikanes. Në konferencën e partisë konservatore numri një i qeverisë britanike doli në skenë duke kërcyer nën ritmet e këngës së suksesshme të grupit Abba, Dancing Queen.
Ideja për të hyrë në skenën e konferencës duke kërcyer ishte pikërisht e kryeministres May, bëri të ditur një burim për mediat amerikane.
Ndërkohë ambasadori i Suedisë në Britaninë e Madhe ishte i pari që e përshëndeti kryeministren Angleze që kishte zgjedhur këngën e grupit suedez Abba.
Kjo nuk është hera e parë që Theresa May shfaqet duke kërcyer në publik. Vetëm një muaj më parë gjatë një vizite në Kenia ajo u filmua duke vallëzuar nën ritmet e muzikës afrikane.
KOHA JONË SONDAZH

