“Mbretëresha e pop-it latin” hidhet mbi turmën, por i griset fustani – VIDEO

Skena është gjithmonë e paparashikueshme për artistët. Ata përpiqen gjithmonë të japin maksimumin për të elektrizuar fansat që janë i ndjekin pas kudo.

Të shumta kanë qenë edhe incidentet, shpesh dhe të rrezikshme. Këtu nuk bën përjashtim as këngëtarja meksikane, Thalia, e cila konsiderohet si “Mbretëresha e pop-it latin”.

Ndërsa performonte në një koncert në Miami ajo u hodh mbi turmën e spektatorëve. Në pamje të para gjithçka ishte ekzaltuese, por kur këngëtarja u ngjit sërish në skenë e pa se fustani i saj ishte hapur terësisht nga pas.

45-vjeçarja, Adriana Thalia Sodi Miranda, u përpoq ta mbante të mbërthyer fustanin me duar, ndërsa shihet duke ftuar spektatorët për ta asistuar.

Më në fund një burrë me bluzë të zezë shihet teksa përpiqet për t’i mbërthyer fustanin, ndërsa këngëtarja vazhdonte të këndonte. Megjithatë përpjekja rezultoi e kotë.

Yllit të popit iu desh të “maskohej” si të mundej për të mbaruar shfaqen.

latin-3 latin-4

latin-1

SHKARKO APP