Mbretëresha Elizabetë nxjerr në shitje një pije me kanabis

Për 3 euro mund të blini një pije marijuane. E aprovuar nga Mbretëresha Elizabetë dhe nga ligji anglez është bërë një trend në Mbretërinë e Bashkuar. Një pije që përmban ekstrakte marijuane është bërë një nga artikujt më të shitur në ”Queen’s Windsor Farm Shop” në Berkshire, një dyqan në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth.

Pija e kanabisit e aprovuar nga mbretëresha është realizuar nga një kompani e quajtur Trip, e cila nisi në vitin 2019 dhe shpejt u bë një markë referimi në Mbretërinë e Bashkuar. Me bazë nga kanabidioli dhe nga marijuana (CBD), pija vjen në katër aroma të ndryshme dhe thuhet se është bërë shumë e njohur në ”Windsor Farm Shop”.

CBD e cila është e ligjshme në Britani, është përbërësi i dytë aktiv i kanabisit, prapa tetrahidrokanabinolit (THC). Kush e përdor atë relaksohet, aq sa po zhvillohet kërkimi mbi efektet e tij të mundshme anti-ankth.

SHKARKO APP