Mbretëresha Elizabeth e II lë spitalin, izolohet në kështjellë

Gjatë kësaj jave, mbretëresha Elizabeth e II kaloi një natë në spital, ndonëse lajmi është mbajtur i izoluar për mediat, për të mos ngritur dyshime për shëndetin e monarkes 95-vjecare. Raportimi i korrespondentit të CNN në Londër, Phil Black.

“Ishte e mërkurë kur dëgjuam për herë të parë që Mbretëresha nuk gëzonte shëndet të plotë dhe se me rekomandimin e mjekut, duhej të qëndronte në shtëpi dhe të anulonte udhëtimin e planifikuar për në Irlandën e Veriut.

Mësuam se ajo ishte zhgënjyer nga ky lajm. Sot dimë se kishte diçka më shumë pas kësaj këshillë. Pallati Mbretëror konfirmoi se Mbretëresha e kaloi mbrëmjen e të mërkurës e shtruar në një spital privat në qendër të Londrës, për atë që përshkruhet një procedurë normale, thjesht kontrolle.

Ajo e la spitalin të enjten. Prej asaj dite, monarkja është izoluar në Kështjellën Uindsor, aty ku po qëndron për të pushuar por edhe duke punuar, ndonëse shumë pak. Me aq sa kemi mësuar, dimë se nuk është infektuar me Covid, por nuk dimë ende shumë sepse stafi i Mbretëreshës njihet për diskrecionin që ka”.

SHKARKO APP