”Mbretëresha Selin ra nga posti”, çudit Miri: Një që ka ikur nga trutë…
”Big Brother Albania VIP 5” ka ndarë një deklaratë ekskluzive të Mirit në Dhomën e Rrëfimit, teksa flet për banorët. Miri tha se shtëpia është ndarë në dy fronte, duke thënë se Selin, që e cilëson si “mbretëresha”, ka rënë nga froni. Sa për Kristin, ai tha se është kryesori por ama është jashtë loje.
”Jemi ndarë në dy fronte. Një që bën qejf, një ka ikur nga trutë. Në një front bëjnë pjesë Gimbo, Greta, Shëndriti, Mateo dhe Brikena. Kristi është kryesori, por ka ikur nuk bën më, është jashtë linjës. Selin mbretëresha ka rënë nga posti”,-thotë Miri.
Pas situatave në shtëpi Miri është parë i përlotur, teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë. Ai është munduar të fshehë fytyrën me xhup, teksa në krah i qëndronte Alessio. Nga ana tjetër konfliket mes Miri dhe Mateos nuk kanë të ndaluar dhe veprimet e Mirit po kritikohet në rrjet. Ai është parë teksa ka tentuar që të godasë me duar në fytyrë Mateon, edhe pse ky i fundit është treguar i matur në kontorll që situata të mos kalonte në përdorim të ulët të dhunës ose që të rrihen.
KOHA JONË SONDAZH

