Mbretëreshat e ekranit! Ja kush sundoi në tapetin e kuq të Emmy

E ndërsa ndarja e çmimeve të përvitshme të Emmy ka filluar, në tapetin e kuq janë shfaqur yjet më të mëdhenj të Hollywood.

Por kush janë mbretëreshat e ekranit që sunduan tapetin  e kuq?

Modelja dhe aktorja 45-vjeçare Sofia Vergara udhëhoqi me një fustan mahnitës ngjyrë të bardhë, të stilistit Mark Zunino, që i nxirrte format trupore në mënyrë perfekte, kombinuar me unazë dhe vathë diamanti. Pas saj vjen ylli i The Sinner Jessica Biel, supermodelja Heidi Klum dhe aktorja Nicole Kidman.

Biel, bashkëshortja e Justin Timberlake, eci në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë argjendi, të çarë në njërën anë deri tek beli dhe me dekolte të hapur.

Ish-ylli i pistës Heidi zgjodhi një fustan të kuq të ndezur nga stilisti Peter Dundas, i çarë deri tek beli dhe dekolte të hapur që ekspozoi format bombastike.

Dhe qershia mbi tortë, 50-vjeçarja Nicole Kidman e cila goditi në Emmy me në fustan të kuq të Calvin Klein. Aktorja tregoi belin e saj të hollë me fustanin mahnitës.

SHKARKO APP