Mbreti Charles III i dhuron vajzës së Harry-t një shtëpi për ditëlindje
Mbreti Charles III mund të mos jetë në marrëdhëniet më të mira me Princin Harry dhe Meghan Markle për një sërë arsyesh. Por ai dëshmon se është një gjysh i dashur për Archie dhe Lilybet.
Vajza e vogël e çiftit festoi ditëlindjen e saj të 2-të dhe shtypi i huaj komentoi fuqishëm se anëtarët e vjetër të familjes mbretërore nuk e uruan këtë vit princeshën e re përmes llogarive zyrtare të familjes mbretërore në Twitter.
Megjithatë, burimet e familjes mbretërore thonë se Mbreti Charles III i ka kërkuar ndihmësit e tij të shikojnë shtëpitë e ngjashme me ato që Mbretëresha dhe Princesha Margaret kishin kur ishin të reja.
“Ai dëshiron t’i japë Lilit diçka që ajo do ta përdorë dhe do të jetë e saj”, ka theksuar i njëjti burim. “Ajo do ta kujtojë përgjithmonë, pasi do të jetë surpriza e fundit”.
Pasi Mbreti Karli III mori pushtetin dhe gjyshja e fëmijëve vdiq në shtator 2022, Lilybet mori titullin princeshë, ndërsa vëllai i saj Archie, katër vjeç, u bë princ, megjithëse ata ende nuk kanë bërë ndonjë paraqitje zyrtare mbretërore.