FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbreti Charles III prezanton logon e re

Është zbuluar monogrami i ri për Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të shfaqet në ndërtesat qeveritare dhe kutitë postare. Logoja e re ka inicialet C, për Charles, dhe R për Rex, latinisht për mbret.

Një version i përdorur në Skoci do të shfaqë kurorën skoceze. Ai përfundimisht do të zëvendësojë vulën “EIIR” të Mbretëreshës Elizabeth e cila ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas 70 vjetësh në fron.

“Vendimi për të zëvendësuar shkronjat do të jetë në diskrecionin e organizatave individuale dhe procesi do të jetë gradual”, tha Buckingham Palace në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?